Liga e Kampionëve, kur pritet të hidhet shorti për fazën eliminatore?

Pas përfundimit të ndeshjeve që zhvillohen ditën e sotme, priten të kompletohen 16 ekipet që do të përballen në mes veti në fazën e eliminimit direkt.

Shorti për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pritet të mbahet ditën e hënë me 13 dhjetor duke filluar nga ora 18:00.

Në këtë fazë, në bazë të rregullave të UEFA-së, nuk lejohet që skuadrat e të njëjtit grup dhe skuadrat e të njëjtit kampionat të përballen mes vete.

Faza e eliminimit do të zhvillohet me dy ndeshje. Ndeshjet e para do të luhen me 15-16 përkatësisht 22-23 shkurt, ndërsa ato të kthimit me 8-9 dhe 15-16 mars të vitit 2022.

Skuadrat e kualifikuara deri më tash janë: Manchester City, PSG, Liverpool, Atletico Madrid, Ajax, Sporting Lisbona, Real Madrid, Inter, Manchester United, Bayern, Chelsea, Juventus.

Ndërsa katër skuadrat tjera që do të kalojnë në fazën tjetër do të mësohen pas ndeshjeve të sotme.