Ndeshja e ‘titanëve’ në LK, Ronaldo përballë Messit

Shorti i Ligës së Kampionëve, rastisi të sjellë disa duele që pritet të jenë mjaft interesante.
ajo që u prit me një dozë të shtuar interesimi, ishte përballja Ronaldo-Messi që rikthehet në rundin e radhës së LK-së.

Manchester United do të përballet kundër PSG-së.

Po ashtu takim tjetër interesant është ai në mes të Atletico Madrid dhe Bayer Munich.

Kampioni në fuqi Chelsea, do të ketë punë përballë ekipit francez Lille.

Benficën e pret një ballafaqim i vështirë kundër mbretërve të Real Madrid.

Takimet tjera janë: Villareal-Manchester City, Salzburg- Liverpool, Inter-Ajax, si dhe Sporting Lisbona- Juventus.

Ndeshjet e para do të luhen gjatë muajit shkurt. Finalja e Ligës së Kampionëve sivjet zhvillohet në Rusi.