Pas përsëritjes së shortit, këto janë 8 përballjet e Ligës së Kampionëve

Pas vendimit për përsëritje të shortit të Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës ka ndryshuar edhe përballjet e ekipeve.

Liverpool do të përballet me kampionët e Italsië, Inter në kuadër të 1/16 të së finales.

Kampionët e gjermanisë do të përballen me Salzburg të Austrisë.

Manchester City do të përballet me Sportingun e Lisbonës.

Ekipi portugez Benfica pas përsëritjes së shortit do të përballet kundër ekipit holandez Ajax.

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Chelsea do të ndeshet me Lille sikurse edhe herën e parë gjatë shortit të parë.

Atletico Madrid për kundërshtar do të ketë ekipin anglez Manchester United.

Ekipi tjetër spanjoll,  Viarreall që është ekipi i fundit që siguroi këtë fazë të Ligës së Kampionëve do të përballet kundër Juventus.

Ndërsa ndeshja më e rëndësishme do të zhvillohet mes Real Madrid dhe PSG.

Pas përsëritjes së shortit, këto janë 8 përballjet e Ligës së Kampionëve