Sa të fortë janë kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve?

Kombëtarja e Kosovës trenin e fundit për kualifikim në Euro 2020 e pret në Ligën e Kombeve.

Pas dështimit përmes kualifikimeve, ‘Dardanët’ i pret një rrugëtim mjaft i vështirë për kualifikim në kampionatin evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

Futbollistët e Kosovës në tetë ndeshje të zhvilluara në Grupin A kualifikues regjistruan 3 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, duke shënuar 13 gola e duke pranuar 16 të tjerë.

Një fitore eventuale ndaj Maqedonisë së Veriut, kosovarët do t’i dërgonte në finale dhe përmes finales mund ta sigurojë biletën për një kualifikim historik për në Euro 2020.

Maqedonia e Veriut, pengesa e parë për ‘Dardanët’

Maqedonia e Veriut në kualifikimet për Euro 2020 ishte një kombëtare mjaft solide. Ata përfunduan të tretit në grupin G, pas Polonisë dhe Austrisë.

Maqedonët në 10 ndeshje të luajtura, arritën 4 fitore, 4 humbje dhe 2 barazime, duke i grumbulluar 14 pikë në total.

Në ndeshjen e parë të kualifikimeve, me 21 mars të këtij viti, Maqedonia mposhti si vendas Lituaninë me rezultat 3-1. Ndeshjen e dytë, maqedonët barazuan 1-1 me Slloveninë, kurse të tretën e humbën 0-1 kundër Polonisë. Edhe ndeshjen e katërt Maqedonia e humbi ndaj Austrisë me rezultat 1-4.

Edhe Izraeli i morri pikë maqedonëve, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e pestë të grupit.

Maqedonia e Veriut u kthye tek fitorja duke e mposhtur përsëri Lituaninë, në ndeshjen e gjashtë, 0-2, këtë herë si mysafir. Një tjetër fitore maqedonët e arritën ndaj Sllovenisë, në Shkup, duke i mposhtur me rezultat 2-1.

Në ndeshjen e tetë në grup, maqedonët u mposhtën 2-0 në udhëtim ndaj Polonisë, kurse edhe ndeshjen e nëntë e humbën, kësaj rradhe nga Austria, 2-1.

Maqedonia e Veriut kualifikimet për EURO 2020, i mbyllën me fitore, ku mposhtën Izraelin me 19 nëntor, 1-0 në shtëpi.

Maqedonët në këto kualifikime në 10 ndeshje shënuan 12 gola dhe pranuan 13 të tjerë.

Forca’ e Gjeorgjisë

Kombëtarja e Gjeorgjisë është kundërshtari potencial i Kosovës, në finale.

Kjo kombëtare në kualifikimet e EURO 2020 ishte ne grupin D, ku përfunduan të parafundit, me 2 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, duke grumbulluar 8 pikë në total.

Me 23 mars, Gjeorgjia në ndeshjen hapëse të kualifikimeve, e humbën në shtëpi me rezultat 0-2 kundër Zvicrës.

Ndeshjen e dytë gjeorgjianët vazhduan me humbje, ku u mposhtën nga Irlanda në udhëtim me rezultat 1-0.

Gjerogjia fitoren e gjeti në ndeshjen e tretë. Ata mposhtën ‘outsider’ e grupit, Gjibraltarin, 3-0. Në ndeshjen e katërt, gjeorgjianët u shkatërruan nga Danimarka, me rezultat 5-1. Kurse në ndeshjen e pestë Gjeorgjia arriti t’i ndalë danezët, duke barazuar 0-0 në shtëpi. Një tjetër barazim pa gola, Gjeorgjia e shënoi në ndeshjen e gjashtë, ku barazuan me Irlandën.

Fitoren e dytë gjeorgjianët e arritën përsëri kundër Gjibraltarit, duke i mposhtur 2-3 në udhëtim, në ndeshjen e shtatë në grup.

Kurse ndeshjen e fundit, Gjeorgjia pësoi humbjen e rradhës, duke u mposhtur 1-0 në udhëtim tek Zvicra.

Në 8 ndeshje, Gjeorgjia arriti të shënoi vetëm 7 gola, kurse pranoi plotë 11.

Bjellorusia, kundërshtar ‘i lehtë’ në letër

Bjellorusia, sipas rezultateve në kualifikime del të jetë kundërshtari potencial më i lehtë për Kosovën.

Bjellorusët gjatë kualifikimeve ishin në grupin C,  në tetë ndeshje, regjistruan 1 fitore, 1 barazim dhe plotë 6 humbje.

Në ndeshjen e parë me 21 mars, Bjellorusia e nisi me humbje, duke u mposhtur 4-0 në udhëtim ndaj Holandës. Në ndeshjen e dytë po ashtu pësuan humbje, 2-1 si mysafir i Irlandës së Veriut. Bjellorusët edhe në ndeshjen e tretë vazhduan me humbje,  kësaj here nga Gjermania, 0-2 në shtëpi.

Serinë e humbjeve, të katërtën me rradhë, bjellorusët e vazhduan përsëri kundër Irlandës së Veriut, 0-2.

Kurse fitoren e parë dhe të vetmen në grup, Bjellorusia e arriti tek në ndeshjen e pestë, duke mposhtur Estoninë në udhëtim me rezultat 0-2. Në ndeshjen e gjashtë,  përsëri u përballen me Estoninë , ku arritën një tjetër rezultat pozitiv, duke barazuar 0-0.

Bjellorusia u mposhtë edhe një herë tjetër nga Holanda në ndeshjen e shtatë, në shtëpi, 1-2.

Ndërsa kampanjën e kualifikimeve, Bjellorusia e mbylli gjithashtu me humbje, duke u mposhtur 4-0 nga Gjermania.

Në tetë ndeshje bjellorusët arritën vetëm 4 gola dhe pranuan plotë 16 të tillë.

Në letër, kombëtarja e Bjellorusisë është kundërshtari më i lehtë që Kosova mund të ndeshet në finale.

‘Dardanët’ ndeshjen gjysëmfinale kundër Maqedonisë së Veriut e zhvillon me 26 mars, e nëse arrijnë fitore, në finale do të përballet me fituesin e duelit Gjeorgji – Bjellorusi, në udhëtim.