Stadiumi Fadil Vokrri

Sa para i morën klubet e Superligës nga FFK-ja (Dokument)

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar para disa ditëve se ka ndarë para për klubet e futbollit në Kosovë nga pakoja emergjente, shkaku i situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.

FFK-ja sot ka bërë të ditur se nga sa para i ka ndarë për klubet e Superligës.

Sipas dokumentit të publikuar nga FFK-ja, për klubet e futbollit të Superligës janë ndarë mjetet financiare për tre muaj.

Secili klub i Superligës për këtë tre muaj i kanë përfituar në total, 71 mijë 962 euro e 20 cent.

Pra, 12 klubet e Superligës i kanë përfituar për këta tre mua më shumë se 71 mijë euro në total nga FFK-ja.

Kurse, 16 klube të Ligës së Parë, kanë përfituar nga 21 mijë e 17 euro e 60 cent.

16 klube të Ligës së Dytë, do t’i përfitojnë nga 11 mijë e 386 euro.