Rrahet dhe bëhet për spital futbollisti 19-vjeçar i Bolognas

Njëri nga futbollistët e të rinjve të ekipit italian Bologna është sulmuar dhe rrahur nga një grup prej pesë personave natën midis së shtunës dhe të dielës deri sa po largohej nga një klub nate që gjendet në periferi të qytetit Emilian, raporton medium Resto Del Carlino.

Lojtari kishte lajmëruar sigurimin e klubit për shqetësimin qe i’u është bërë por në momentin që futbollisti 19-vjeçar po largohej nga klubi i natës, u sulmua nga pesë persona, të cilët ia thyen nofullën dhe hundën e tij duke e detyruar futbollistin të përfundonte në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e mjekët e mjekësisë ligjore të cilët janë duke e hetuar rastin dhe janë duke u marrë me zbardhjen e ngjarjes.

Raportohet se Policia janë duke u marrë me identifikimin e autorëve të rastit.

Lojtari tashmë është operuar dhe shumë shpejtë pritet që të rikthehet në fushën e blertë për të ndihmuar ekipin e tij Bologna.