Foto: Bologna/Twitter

Inter mposhtet edhe nga Bologna (Foto)

Inter që tri ndeshje radhazi nuk është duke e shijuar fitoren.

Në xhiron e kaluar barazoi me Sassuolon, në çerekfinalen e Kupës së Italisë u mposht nga Lazio dhe sonte pësoi humbje 1-0 në shtëpi të vet në përballjen me Bolognan.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Federico Santander në minutën e 32’ pas asistimit të Pulgar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë trajner i Interit, Luciano Spalleti bëri tri zëvendësime, por asnjëra nuk ishte e qëlluar pasi nuk arritën që së paku ta barazojnë rezultatin.

Pas kësaj humbjeje, Inter mbetet në vendin e tretë me 40 pikë.