Qeveria ndan veç 50 mijë euro për projektet sportive në Kamenicë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Kamenicës për vitin 2020.

Qeveria e Kosovës, e ka financuar vetëm një projekt sportiv për Komunën e Kamenicës për vitin 2020 i cili kushton 50 mijë euro.

Për rregullimin e stadiumit të qytetit “Agush Isufi” në Kamenicë, do të barten 50 mijë euro nga viti 2019, kurse në vitin 2020 nuk janë ndarë asnjë cent.

Shuma  totale e ndërtimit të stadiumit të qytetit në Kamenicë është 180,889 euro, i cili pritet të përfundoj në këtë vit.

Ndërsa për ndërtimin e sallës së sportit në Kamenicë për vitin 2020, Qeveria e Kosovës nuk e ka ndarë asnjë cent.

Ndërtimi i sallës së sportit në Kamenicë, pritet të kushtoj 200 mijë euro.

Qeveria e Kosovës i ka paraparë që këto 200 mijë euro t’i ndaj në vitin 2022.

 

Qeveria Kurti i ndan 700 mijë euro për projektet sportive në Gjilan