Qeveria Kurti i ndan 700 mijë euro për projektet sportive në Gjilan

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Gjilanit për vitin 2020.

Për Komunën e Gjilanit në projektet sportive, sipas buxhetit të vitit 2020, janë ndarë para vetëm për dy projekte të cilat e kapin vlerën e 700 mijë eurove.

Për renovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit, i cili i takon FC Dritës dhe SC Gjilanit, do të barten 500 mijë euro nga buxheti paraprakë për vitin 2020.

Renovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan, pritet të përfundoj në vitin 2023 dhe deri në këtë vit Qeveria e Kosovës, pritet t’i ndajë 4 milionë e 703 mijë e 274 euro.

Për palestrën Sportive në Zhegër të Gjilanit, do të barten 200 mijë euro nga buxheti paraprak.

Në vitin 2019 në këtë palestër janë shpenzuar 265 mijë e 49 euro nga buxheti i Kosovës, kurse për vitin 2020 do të barten 200 mijë euro.

Për këtë projekt deri në vitin 2022, Qeveria e Kosovës ka paraparë t’i ndaj 965 mijë e 49 euro.