Prishtina ndahet baras me Dukagjinin

Takimi që hapi xhiron e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit ka përfunduar me rezultat 0:0.

Edhe pse kryeqytetasit dhe mysafirët patën disa raste shënimi, rezultati mbeti i barabartë.

Pas këtij barazimi, Prishtina gjendet në pozitën e pestë me 18 pikë të grumbulluara ndërsa Dukagjini nga Klina gjendet në pozitën e tetë me 15 pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë e skuadrës nga kryeqyteti nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdulah Ibrakovic.

Xhiroja e 14-të e Superligës vazhdon nesër me tre takime ndërsa të dielën zhvillohet dueli i fundit i kësaj jave.