Prishtina fiton me lehtësi ndaj Gjilanit

Prishtina ka fituar me rezultat 0-3, ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 17-të në Superligë.

Kapiteni i Gjilanit Ylber Kastrati në tentim për ta larguar topin e qëllon portën e tij duke ia dhënë epërsinë skuadrës mysafirëve për 0-1.

Sulmuesi Leutrim Kryeziu shënoi në fundin e pjesës së parë për 0-2, pas asistimit të Gauthier Mankendës.

Për 0-3. Shënoi Sabien Lilaj në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina mbetet në vendin e tretë me 28 pikë.

Kurse,  Gjilani bie në vendin e pestë me 23 pikë.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan si mysafir ndaj Besës.

Kurse, Prishtina e pret në shtëpi Ballkanin më 13 nëntor.