Gjilani dhe Prishtina i ndajnë pikët

Gjilani dhe Prishtina kanë barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 30-të me sulmuesin anësor Mendurim Hoti.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Prishtinën.

Për Gjilanin u përkeqësuan punët në minutën 59-të, pasi mesfushori Muhamedin Useini u ndëshkua me karton të kuq.

Gerhard Progni i barazoi shifrat në minutën e 67-të nga penalltia.

Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 22 pikë, kurse Prishtina bie në vendin e gjashtë me 17 pikë.