Gjilani shënon fitore dramatike ndaj Prishtinës

Gjilani ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligë.

Për Prishtinën punët u përkeqësuan në minutën e 49’ kur Visar Bekaj u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes ndaj Gerhard Prognit.

Franc Veliu shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 53’.

Për 2-0, Gerhard Progni shënoi një gol të bukur në minutën e 65’.

Epërsinë e ngushtoi Armend Thaçi nga gjuajtja e lirë në minutën e 80’.

Gjilani pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë me 58 pikë.

Kurse Prishtina zbret në vendin e katërt me 57 pikë.

Në fund të ndeshjes pati polemika mes lojtarëve dhe trajnerit të Prishtinës me gjyqtarin e ndeshjes.

Trajnerit Armend Dallku dhe një zyrtarit të Prishtinës iu është hedhur sprej në fytyrë.