“Plisat” e festojnë titullin e kampionit në Prishtinë (VIDEO)

Prishtina sot është shpallur kampione pas fitores me rezultat 1-2, ndaj Gjilanit, në kuadër të xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina është shpallur kampione për sezonin 2020/2021 për të 11-tën herë në histori të klubit.

“Plisat” kanë ardhur në Prishtinë nga Gjilani duke festuar me flamuj duke e shoqëruar autobusin e klubit.

KALLXO.com, sjellë video dhe fotografi nga festa e “Plisave”.