Përfshihen në përleshje pas përfundimit të lojës, policia arreston dy djem dhe tri vajza të mitura

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Komunën e Obiliqit i ka arrestuar dy djem dhe tri vajza të cilët pas përfundimit të lojës së Hendbollit, janë përfshirë në rrahje.

“Raportohet se pas përfundimit të lojës së Hendbollit, ka ndodhur një rrahje. Janë arrestuar dy meshkuj dhe tri femra (të mitura) kosovarë”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.