Sonte zhvillohet Itali-Zvicër, kush fiton kualifikohet direkt për botëror

Sonte në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror “Katar 2022” zhvillohet takimi ndërmjet Italisë dhe Zvicrës.

Fituesi i këtij takimi do të jetë ekipi kombëtar që e siguron biletën direkt për kampionatin botëror.

Të dy këto kombëtare pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluar kanë nga 16-të pikë të grumbulluara.

Në gjashtë takimet e fundit në mes veti, Italia ka arritur që të fitojë dy ndeshje, ndërsa katër ndeshje kanë mbarur pa fitues.

Itali-Zvicër zhvillohet në kuadër të grupit C dhe nis nga ora 20:45

Gjyqtari i këtij takimi do të jetë anglezi Anthony Taylor.