Arbnor Rifati emërohet ndihmës trajner në Përfaqësuesen A të Kosovës

Arbnor Rifati, deri sot trajner i KB Prizeni 16 është emëruar ndihmës trajner në Përfaqësuesen A të Kosovës në Basketboll.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Rifati kishte fituar Super kupën e Kosovës në basketboll me KB Prizren 16.

Pos në rolin e trajnerit, Rifati në karrierën e tij basketbollistike ka qenë i angazhuar në rolin e gjyqtarit si dhe menaxher duke transferuar shumë basketbollistë në Kosovë.

Rifati do të ndihmojë trajnerin Christos Marmarinos në arritjen e rezultateve pozitive për Kosovën.

Kosova më 25 nëntor do të përballet kundër Norvegjisë në udhëtim ndërsa me 28 nëntor në ditën e flamurit pret në Prishtinë, Danimarkën.

Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për “Eurobasket 2025”.