Muric thotë se Kosova është e gatshme për ndeshjen ndaj Suedisë

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka thënë se është i emocionuar dhe mezi e pret ndeshjen ndaj Suedisë.

Ai ka shtuar se Suedia mbetet e fortë edhe pa praninë e Zlatan Ibrahimoviqit.

“Jemi të emocionuar dhe me padurim presim ndeshjen me Suedinë, jemi përgatitur mirë dhe shpresoj të tregojmë paraqitje të mirë. Pas ndeshjeve të shtatorit jemi kthyer me më shumë vetëbesim dhe mendoj që dyja ekipet do të kenë rastin të tregojnë paraqitje të mira. Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë si gjithmonë. Suedia edhe pa Zlatanin mbetet e fortë dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat në fushë. Po ashtu, përkundër mungesave, Suedia sërish mbetet ekip shumë i fortë”, ka thënë Muric.

Ndeshja Suedi – Kosovë, zhvillohet të shtunën në orën 18:00.

Challandes: Suedia është kundërshtar shumë i fortë