Edon Zhegrova, foto: Baseli/Twitter

Edon Zhegrova flet pas raportimeve se është kacafytur me Aro Muriq

Edon Zhegrova, futbollist i përfaqësueses së Kosovës, ka reaguar për raportimet e disa mediave se gjoja ai ka pas probleme fizike me gardianin e përfaqësueses Aro Muriq. Zhegrova, është shprehur tejet i revoltuar për këto raportime, duke thënë se të tillat po e cenojnë personalitetin e tij si person e si futbollist. Sot gjatë ditës, është konfirmuar se portieri Aro Muriq, është larguar nga përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa nuk janë bërë publike arsyet e këtij largimi.

Më poshtë, reagimi i plotë i Zhegrovës.

“Të nderuar vëllezër, motra, ju informoj se gazeta Indekonline po cenon imazhin tim dhe po bënë ta ul karakterin tim në çdo shkrim të saj, kjo është hera e dytë që gazeta Indeksonline e bënë këtë shpifje ndaj meje. Publik i dashur shkrimi ndaj meje, gjoja se jam rrahur me shokun tim apo Muriq, kjo është e nivelit më të ulët dhe nënçmues ndaj meje, vendit tim, miqve, shokëve e familjes. Aro Muriq është shoku im dhe e kam pas fatin ta ndaj çdo moment me të edhe dhomën e kemi nda së bashku dhe i kam qëndruar afër çdo moment dhe kjo është e vërtetë. Gazeta e shpifjes dhe konsideroj antikombëtare e sidomos ndaj meje do të ballafaqohet me drejtësinë në gjykatë. Njerëzit e papërgjegjshëm do të marrin dënimin e merituar sepse jemi lodhur nga këta matrapaz të paskrupullt që shkelin mbi djemtë e kombëtares së Kosovës, por ne jemi para ndeshjeve vendimtare kualifikuese për vendin tonë të shenjtë Kosovën. Ju dua. Edon Zhegrova”, ka shkuar Enon Zhegrova në llogarinë e tij në Instagram.