Mundësi Egzon Shala mposhtet nga polaku Kamil Tomasz Kosciolek në Kampionatin Europian

Mundësi më i mirë kosovar Egzon Shala, e ka nisur keq Kampionatin Europian që po mbahet për seinor në Varshavë të Polonisë.

Shala ka pësuar humbje të thellë 12:0, nga polaku Kamil Tomasz Kosciolek.

Egzon Shala ka garuar në stil të lirë në kategorinë deri në 125 kilogramë.

Në kategorinë deri në 125 kilogramë kanë marrë pjesë 12 garues.

Shala ka fituar normën olimpike për “Tokio 2020” dhe është mundësi i vetëm që e përfaqëson Kosovën në Europian.