Foto e publikuar nga Federata e Mundes e Kosovës në llogarinë e saj në Facebook

Mundësi Egzon Shala përfundon garimin dhe ëndrrën për medalje olimpike

Egzon Shala që përfaqësoi Kosovën në “Tokio 2020” në mundje, nuk arriti të marrë medalje olimpike.

Humbjen e tij e ka konfirmuar Federata e Mundjes në Kosovë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Fitorja e Geno Petriashvillit të Gjeorgjisë ndaj iranianit, Amir Hossein Zare ka bërë që Shala të përfundojë garimin në Lojëra Olimpike.

Mundësi nga Kosova arriti deri në tetë mundësit më të mirë në kategorinë deri në 125 kilogramë.

Kjo sipas Federatës së Mundjes në Kosovë, vlerësohet si një sukses i madh për Egzonin mundjen dhe sportin në përgjithësi.

Në rast se Zare do të fitonte, Shalës do t’i mundësohej garimi për medalje të bronztë.

Ndryshe, tani kanë përfunduar edhe garat për ekipin olimpik që përfaqësonte Kosovën në Lojëra Olimpike Tokio 2020.

Kosova ka arritur t’i fitojë 2 medalje të arta olimpike falë Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit.