Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

11 sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Tokio 2020

 

11 sportistë të fushave të ndryshme do të përfaqësojnë Kosovën në garat olimpike në Tokio 2020.

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Egzon Shala, Donjeta Sadiku, Drilon Ibrahimi, Eda Zeqiri dhe Musa Hajdari, janë shpallur përfaqësues nga Presidenti i Komitetit Olimpik.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi theksoi se numri i sportistëve vajza është më i madh se i atyre djem.

“Ende në Kosovë po dominojnë vajzat dhe po na bëjnë krenarë”, tha Krasniqi.

Gjithashtu ai shtoi se bartës të flamurit të Kosovës do të jenë Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Po ashtu, sportistja në fushën e boksit Donjeta Sadiku, pranoi si dhuratë orën olimpike nga Presidenti i KOK me rastin e ditëlindjes së saj.

Sadiku tha se pjesëmarrja e çdo sportisti në lojëra olimpike është plotësim i një ëndrre.

Kjo u bë e ditur në një konferencë që pjesë të panelit kishte Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, Donjeta Sadiku – boksiere dhe Drejtori i Bankës TEB; Orcun Ozdemir me të cilin dhe u nënshkrua një kontratë bashkëpunimi për sponsorizonim e sportistëve të KOK-ut.