Mirlind Daku transferohet në Slloveni

Futbollisti kosovar Mirlind Daku ka kompletuar transferimin e tij te skuadra sllovene Mura nga ekipi kroat Osijek.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi slloven përmes një njoftimi.

“NŠ Mura është përforcuar nga Mirlind Daku, sulmuesi nga Kosova i cili po kalon te Mura nga liga e parë kroate Osijek”, thuhet në njoftim NS Mura.

Daku në Slloveni është transferuar në formë të huazimit deri në fund të sezonit.

Daku para se të transferohet në Mura, për Osijek ka zhvilluar 12 ndeshje, ku në 12 ndeshje ka shënuar tre gola në ligë dhe një gol në kuadër të kupës.

Në korrik të vitit 2018, Daku kaloi nga liga e parë e Kosovës FC Llapi në ekipin e dytë të Osijekut. Prej aty, ai u huazua te FK Kukësi i Shqipërisë dhe klubi i kategorisë së parë të Kosovës KF Ballkani. Në elitën e futbollit kosovar, Daku luajti 89 ndeshje, duke kontribuar 58 gola dhe 10 asistime.

Lidhur me talentin e Dakut kanë folur edhe nga vetë klubi Mura.

“Mirlind Daku është një futbollist që e kemi ndjekur prej kohësh. Shifrat e tij, sidomos nga kampionati i Kosovës flasin vetë. Ai është një sulmues që është mësuar të shënojë gola. Besoj se do të intensifikojë konkurrencën në sulm dhe se do të na ndihmojë të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, thonë nga klubi.