Zyrtare: Ballkani përforcohet me Mirlind Dakun

Skuadra kampione e sezonit vjeshtor, FC Ballkani është përforcuar me sulmuesin gjilanas MIRLIND Dakun.

Transferimin e Mirlind Dakut e ka konfirmuar presidenti i këtij klubi Arsim Kabashi.

Ballkani e ka huzuar sulmuesin shtatlartë për gjashtë muaj nga skuadra kroate NK Osijek.

Daku në sezonin vjeshtor ka qenë pjesë e skuadrës nga Superliga e Shqipërisë,  KF Kukësi.

Kujtojmë se Mirlind Daku, u bë i njohur te skuadra e Llapit në Superligën e Kosovës.