Malisheva e mposht Istogun dhe rrëmben kreun e tabelës në Ligën e Parë (Foto)

Befasia më e këndshme e Ligës së Parë, deri më tani, po del të jetë skuadra e Malishevës.

FC Malisheva sot e ka fituar derbin e xhiros së shtatë në Ligën e Parë, ndaj Istogut, me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitoreje, Malisheva është pozicionuar në vendin e parë me 16 pikë, pasi nga gjashtë ndeshje i ka shënuar pesë fitore, një barazim dhe një humbje.

Golin e fitores në këtë ndeshje e ka shënuar qendërsulmuesi Nikollë Dushi në minutë ne 34’.

Ajo që bie në sy është se kur i luan ndeshjet si vendas Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”, interesimi i tifozëve për ta ndjekur ekipin e tyre është i madh.

Kujtojmë se Malisheva në këtë sezon është inkuadruar në Ligën e Parë, pasi në sezonin e kaluar si kampion i Ligës së Dytë, u inkuadrua në këtë garë.