Adem Maliqi i bashkohet Llapit

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin anësor, Adem Maliqi.

Adem Maliqi iu ka bashkuar skuadrës Llapjane pas aventurës në sezonin e kaluar me skuadrën e Drenasit.

23 vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Llapin deri në përfundimin e sezonit 2021/2022.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, Llapi ka prezantuar edhe qendërmbrojtësin Dardan Jasharin.

Jashari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skaudrën e Llapit.