Lirim Kastrati i lumtur që ia solli fitoren Kosovës

Kosova ka fituar me golin e Lirim Kastratit, ndaj Moldavisë, ndeshje e vlefshme për Grupin 3, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Djaloshi nga Hogoshti i Kamenicës, ka deklaruar se e rëndësishme është që shënuan fitore në një ndeshje të vështirë ndaj Moldavisë.

“Pas një kohe të gjatë e shënuam fitoren, nuk ka rëndësi për mua që shënova. Është goli i parë për mua me përfaqësusen A. Ishte një ndeshje e rëndësishme, shënuam fitore me plotë meritë. Ishte ndeshje e vështirë kundër Moldavisë. Kam pasur mundësi të shënoj më shumë gola, nuk jam i kënaqur, por e rëndësishme është që shënuam fitore”, ka deklaruar Kastrati.

Kastrati ka zbuluar para lojës kishte temperaturë dhe nuk ka qenë mirë.

“Kam pas temperatur para lojës dhe nuk kam qenë shumë mirë, me rëndësi është që pas dhjetë ndeshjeve fituam dhe s’ka rëndësi për mua se a shënova unë apo jo, jo vetëm unë por gjithë ekipi ka bërë paraqitje të mirë. Normalisht se jam i lumtur për golin dhe vetëbesimi do të më rritet sa herë që luaj më shumë minuta”, ka zbuluar Lirim Kastrati.