Kosova po e mposht San Marinon me dy golat e Muriqit

  • Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0, në miqësoren ndaj San Marinos

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 27’ me Vedat Muriqin pas asistimit të Arbër Zenelit.

Mbrojtësi i krahut, Destan Bajselmani pati rast të mirë në minutën e 38’ pas një kombinimi të mirë me Vedat Muriqin, por goditjen e tij e priti portieri Benedettini.

Besar Halimi e goditi shtyllen pingule në minutën e 39’ duke iu afruar golit të dytë.

Lirim Kastrati pasoi për mrekulli për Vojvodën në minutën e 42’, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 44’ Muriqi goditi fortë, por goditjen e tij e priti portieri i mysafirëve.

Ishte përsëri Vedat Muriqi që e dyfishoi epërsinë e Kosovës në minutën e 45’ pas asistimit të Arbër Zenelit.

Më 4 qershor Kosova do të luajë ndaj Maltës, kurse më 8 qershor ndaj Guinesë. Më 11 qershor miqësoren e fundit ndaj Gambisë për muajin qershor.