Kosova pëson humbje nga Polonia

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Liridona Syla por ky gol nuk mjaftoi që Kosova të nxirrte rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Golat për Poloninë i shënuan Karolina Gecin në minutën e 18-të të takimit dhe Martyna Wianokowska në minutën e 34-të.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë të dy ekipet patën disa raste por rezultati nuk ndryshoi.

Pas kësaj ndeshje Kosova gjendet në pozitën e pestë me katër pikë të grumbulluara ndërsa Polonia gjendet në pozitën e parë me 11 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon kundër Shqipërisë ndërsa Polonia kundër Belgjikës.