Foto: Bayern Munich

Katër lojtarë të Bayern Munich, mungojnë kundër Ausburg për shkak të masve anti-Covid

Bayern Munich do të përballet këtë të premte me Ausburg-un në kuadër të javës së xhiros së 12-të të Ligës Gjermane të Futbollit.

Por për këtë ndeshje Bayern nuk mund të llogaris në katër futbollistë për arsye se të njëjtit nuk janë vaksninuar dhe se nuk mund të qëndorjnë në hotel ku do të vendoset ekipi i Bayern, raporton tuttomercatoweb.

Në Bavari egziston një rregull e quajtur “2G” ku personat e pavaksinuar nuk lejohen të qëndrojnë në hotele dhe restorante për shkak të situatës së vështirë më COVID-19.

Lojtarët që pritet të mungojnë në takimin e së premtes janë: Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Muslia si dhe Choupo-Moting.

Bayern gjendet në pozitën e parë në tabelë me 28 pikë të grumbulluara pas 11-të xhirove të zhvilluara.