Mbrojtësit të Bayern Munich i del problem me zemër pas problemeve me COVID-19

Mbrojtësi i Bayern Munich, Alphonso Davies, nuk mund të luaj futboll për një kohë të pacaktuar, pasi që u diagnostikua me miokardit të lehtë, një inflamacion i muskujve të zemrës.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit Washingtonpost.com.

Sipas ekspertëve, miokarditi është një gjendje e lehtë, e përkohshme në shumicën dërrmuese të rasteve.

Bayern tha javën e kaluar se Davies kishte rezultuar pozitiv dhe ai ishte kthyer në stërvitje të mërkurën.

Trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann tha se Davies tani do të ndalojë stërvitjen deri në njoftimin e ardhshëm për t’i dhënë kohë trupit të tij për t’u rikuperuar.

Kjo mund ta mbajë Davies jashtë tre ndeshjeve të ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, duke përfshirë një lojë kundër Shteteve të Bashkuara më 30 janar.

Pos Davies, edhe Aguero dhe Eriksen patën problem me zemrën, ku Aguero edhe i dha fund karrierës si futbollist profesionist.