Sonte përmbyllet faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, priten takime interesante

Pas ndeshjeve të mbrëmshme edhe sot zhvillohen disa takime në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe pritet të mësohen edhe skuadrat tjera që do të kualifikohen në fazën tjetër.

Ndeshja kryesore konsiderohet të jetë ajo në Gjemani, ku Bayern Munich që ka siguruar kualifikimin pret Barcelonën të cilën vetëm fitorja e dërgon në fazën tjetër.

Po ashtu në këtë grup, kualifikimin do ta kërkojë edhe Benfica që përballet kundër Diano Kyiv.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Atalantës dhe Villarealit.

Fituesi i këtij takimi kualifikohet në fazën tjetër bashkë më Manchester United nga grupi F.

Manchester United që ka siguruar fazën tjetër do të përballet kundër Young Boys.

Ndërsa në grupin G, gjithçka do të vendoset sonte pasi që të gjitha skuadrat që bëjnë pjesë në këtë grup, kërkojnë kualifikimin.

Pjesë e këtij grupi janë Lille, Sevilla, Wolsburg dhe Salzburg.