Gjakova pritet të bëhet me stadium e fusha të tenisit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e ka vizituar Komunën e Gjakovës, për të parë investimet që po i bon MKRSS-ja në këtë komunë.

Ministrja Dumoshi është pritur në Komunë nga kryetari Ardian Gjini, ku edhe kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimi i kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës”, në vlerë prej 250 mijë euro dhe që do të implementohet këtë vit.

Dumoshi po ashtu ka marrë pjesë në vënie ne gurë themelimit për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë. MKRS-ja, i ka ndarë 1.1 milion euro për fazën e parë për ndërtimin e këtij stadiumi.

Ministrja Vlora Dumosha ka thënë se ndërtimi i stadiumit është i domosdoshëm për qytetarët e kësaj komune.

“Ne si Ministri e Kulturës Rinisë dhe Sportit po investojmë 1 milion e 100 mijë euro por edhe me rishikim edhe vitin e ardhshëm do të shikojmë për financim që të jetësohet ky projekt sepse është shumë i domosdoshëm për komunën e Gjakovës, për të gjithë njerëzit, për gjeneratat”, ka thënë Vlora Dumoshi.