Flamurtari e mposht Ferizajn
28.6.2020 - 19:16
Flamurtari ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.
Shend Kelmendi i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 42’.
Flamurtari e dyfishoi epërsinë në minutën e 50’ me Bashkim Shalën.
Ferizaj e ngushtoi epërsinë në minutën e 57’ me Bunjamin Asanin.
Vendasit e rikthyen epërsinë prej dy golave në minutën e 58’ me Shend Kelmendin.
Filonit Shaqiri realizoi në minutën e 85’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-2.
Pas kësaj fitoreje Flmaurtari pozicionohet në vendin e shtatë me 36 pikë.
Kurse Ferizaj mbetet në vendin e 10-të me 26 pikë.