Ballkani barazon me Ferizajn dhe zbret në vendin e 4

Ballkani ka dështuar të fitojë ndaj Ferizajt, duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit kaluan në epërsi në minutën e 18’ me Arbër Prekazin.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve.

Ferizaj e barazoi rezultatin në minutën e 79’ me një gol të bukur nga Albin Krasniqi që realizoi nga gjuajtja e lirë.

Pas këtij barazimi Ballkani zbret në vendin e katërt me 40 pikë.

Kurse Ferizaj mbetet në vendin e 10-të me 26 pikë.

Ballkani në xhiron e ardhshme luan ndaj Vushtrrisë në Suharekë.

Ferizaj i shkon Flamurtarit në Prishtinë.

 

Llapi – Prishtina përfundon pa fitues