Trepça ’89 fiton me rezultat të thellë ndaj Ferizajt
05.7.2020 - 19:06
Trepça ’89 ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt me rezultat 5-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Arb Manaj shënoi për 1-0, në minutën e 18’.
Për 2-0, shënoi Arbnor Muja në minutën e 21’.
Arb Manaj shënoi për rezultatin 3-0, në minutën e 38’.
Ferizaj e ngushtoi epërsinë në minutën e 61’ me Kenan Oranën.
Muharrem Jashari shënoi për 4-1 në minutën e 68’.
Vendasit shënuan golin e dytë me Hajdarevicin në minutën e 74’.
Mitrovicasit e mbyllën ndeshjen në fundin e ndeshjes me Berat Ahmetin për rezultatin 5-2.
Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 mbetet në vendin e nëntë me 34 pikë.
Kurse, Ferizaj në vendin e 10-të me 26 pikë.