Trajneri i Ferizajt thotë se e merituan fitoren ndaj Ballkanit

Trajneri i Ferizajt, Burim Qerkini nuk është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Ballkanit.

Ferizaj dhe Ballkani, barazuan me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri ferizajas Burim Qerkini, ka deklaruar se skuadra e tij e ka merituar fitoren ndaj Ballkanit.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por jam i kënaqur me lojtarët. Pësuam golin por u rikthyem në lojë, patëm disa raste. Ky nuk është rezultat real kemi pas raste të qind për qindta, do të vazhdojmë deri në fund për mbetje në elitë”, ka deklaruar Qerkini.

Burim Qerkini është shprehur optimist për luftën e mbijetesës deri në fund të sezonit me skuadrën e tij.

“Ne kemi pasur motiv vetëm nga pikët që na u kanë dashur neve. Kam besim te lojtarët, me këtë angazhim ia dalim, i marrim lojët një pas një, lojë pas loje nuk dorëzohemi deri në fund”, ka thënë Qerkini për Super Sport Kosova.

Pas këtij barazimi Ferizaj mbetet në vendin e 10-të me 26 pikë, vend ky që e dërgon në Ligën e Parë në sezonin e ardhshëm.

Në xhiron e ardhshme Ferizaj luan si mysafir ndaj Flamurtarit në Prishtinë.

Munishi pas barazimit ndaj Ferizajt: Ekipet tjera që duan titullin po luajnë miqësore, ne po bëjmë luftë të vërtetë