Kosovo goalkeeper Arijanet Muric (Photo by Adam Davy/PA Images via Getty Images)

FFK largon portierin Arijanet Muric për arsye disiplinore

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se portieri Arijanet Muric është larguar nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore.

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Arijanet Muric kishte debutuar për Kosovën më 20 nëntor të vitit 2018 në ndeshjen ndaj Azerbejxhanit.

22 vjeçari deri më tani i ka bërë 16 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës duke qenë titullar i padiskutuar në portën e “Dardanëve”.

Muric pritej që të luante ndaj Suedisë më 28 mars dhe Spanjës më 31 mars, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.