Drita triumfon ndaj Llapit

Drita ka shënuar një fitore të vështirë me rezultat 1-0, ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja u zhvillua në një mot të vështirë i rënduar nga reshjet e borës të cilat nuk u ndalën për asnjë minutë.

Drita luajti më mirë pjesën e parë duke i pasur disa raste për gol, por nuk arritën të realizonin.

Llapi po ashtu pati rast të mirë duke e goditur shtyllën pingule brenda 45 minutave, por nuk ia arriti qëllimit të shënoj.

Astrit Fazliu shënoi golin e fitores në minutën e 74’.

Llapi kishte mundësi në fund të ndeshjes që ta barazonte rezultatin me Engjull Hotin.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e parë me 44 pikë.

Kurse, Llapi në vendin e tetë me 20 pikë.