Drita dhe Llapi i ndajnë pikët

Pjesa e parë mes Dritës dhe Llapit përfundoi pa shumë raste me lojë të kujdesshme nga të dy skuadrat.

Pjesën e dytë Drita e shtoi presionin në drejtim të Llapit.

Portieri i Llapit, Çoriq, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58’, por pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari Vigan Ibërdemaj e anuloi duke e ndëshkuar me karton të kuq.

Në minutën e 76’ Drita rrezikoi me Astrit Fazliun dhe Marko Simonovskin.

Llapi kaloi në epërsi në minutën e 83’ me Adem Maliqin, por iu anulua pas rishikimit të VAR-it, duke akorduar fuall ndaj mbrojtësit Ilir Blakçorit të Dritës.

Anulimin e golit nuk e pritën mirë te Llapi, si pasojë e protestimeve trajneri Tahir Batatina dhe zyrtari i klubit Muhamed Rexhepi u ndëshkuan me karton të kuq.

Në minutën e 100’ Llapi mbeti me një lojtar më pak, pasi kapiteni Bujar Idrizi u ndëshkua me karton të kuq.

Pas 104 minutave lojë rezultati në këtë ndeshje ishte 0-0.

Pas këtij barazimi Drita grumbullon katër pikë, kurse Llapi dy pikë.

Në xhiron e radhës Drita luan si mysafire ndaj Malishevës.

Kurse, Llapi luan si vendas ndaj Feronikelit.

Malisheva fiton me lehtësi ndaj Ulpianës