Ardian Nuhiu i kënaqur me fitoren ndaj Llapit

Drita ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 19-të në Superligë.

Lojtarët e drejtuar nga trajneri shkupjan treguan lojë të mirë edhe pse fusha ishte e mbuluar e gjitha me borë.

Ardian Nuhiu ka thënë se të bësh lojë  të mirë në ndeshje si kjo e sotmja ndaj Llapit duhet të këtë cilësi një skuadër.

“Të bësh një ndeshje të tillë në kushte të jashtëzakonshme, duhet të kesh shumë cilësi dhe Drita dëshmoi që ka cilësi. Skuadra tregoi karakterin dhe shpirtin luftarak duke luftuar shumë në këto kushte. Sot ekzistoi dëshirë e madhe për t’u rikthyer te fitoret”, ka deklaruar Ardian Nuhiu.

Nuhiu ka thënë se kishin planifikuar që Llapin ta mbajnë larg portës dhe ia arritën këtij qëllimi.

“E kishim përgatitur ndeshjen ta mbajmë Llapin larg portës tonë dhe ia dolëm mirë. Brdarovski? Është dëmtuar por s’kemi biseduar ende me mjekët. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim”, ka treguar trajneri shkupjan.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e parë me 44 pikë.

Në xhiron e ardhshme më 20 shkurt, Drita do të luajë si mysafir ndaj Trepçës ’89.