Liga e Parë, Grupi A: Malisheva mposht Drenasin dhe merr kreun e tabelës, Dukagjini mposhtet nga Vushtrria

Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 0-2, ndaj Drenasit, në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën e Parë, Grupi A.

Albion Rrahmani ka qenë golashënues i dyfishtë në minutat e 42’ dhe të 49’.

Pas kësaj fitoreje Malisheva pozicionohet në vendin e parë me 54 pikë.

Kurse, Dukagjini ka pësuar humbje me rezutlat 3-1 nga Vushtrria duke u befasuar në stadiumin “Ferki Aliu”.

Malishevës i duhen edhe dy fitore deri në përfundimin e këtij kampionati për t’u inkuadruar në Superligë.