Malisheva shkruan historinë, inkuadrohet në Superligë

Malisheva edhe zyrtarisht është shpallur kampione e Ligës së Parë në Grupin A.

Skuadra e Malishevës është inkuadruar në Superligë, pas fitores me rezultat 0-3, ndaj Vllazënimit, në kuadër të xhiros së fundit në Ligën e Parë, Grupi A.

Skuadra e udhëhequr nga Arsim Thaçi, ka grumbulluar 60 pikë nga 27 ndeshje.

Në vendin e dytë pozicionohet Dukagjini që do ta kërkoj inkuadrimin në Superligës përmes barazhit.