Challandes: Suedia është njëra prej ekipeve më të mira në botë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Suedisë, që luhet në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Challandes ka thënë se e kanë analizu ndeshjen ndaj Lituanisë duke treguar se më mirë kanë luajtur në fazën e sulmit se sa në atë të mbrojtës.

“Kemi luajtur kundër Lituanisë dhe e kemi analizuar në detaje atë ndeshje, ne mund të themi se kemi bërë mirë në sulm, por nuk kemi bërë mirë në fazën e mbrojtjes”, ka deklaruar Bernard Challandes.

Trajneri zvicerian ka thënë se ndeshjen ndaj Suedisë duhet të bëjnë një paraqitje të mirë, pasi luajnë ndaj njëren prej kombetarave më të mira në botë.

“Kjo nënkupton që në ndeshjen ndaj Suedisë duhet të jemi më të kujdësshëm, qofshin në gabimet indivudale, qofshin ato në koncentrim. Do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë. Suedia është një prej ekipeve më të mira në botë, do të luajmë njëren prej 20 ekipeve më të mira në botë. Për të arritur diçka në këtë përballje duhet të kemi një paraqitje shumë të mirë që të shpresojmë të marim diçka nga kjo ndeshje”, ka deklaruar Challandes.

69 vjeçari ka folur edhe për mungesën e lojtarëve si Berisha, Rrahmani, Dresheviq e Aro Muriq, që janë startues në formacionin e Kosovës.

“Siç edhe e dini na mungojnë pesë lojtarë të rëndësishme, për të dhënë përgjigjen ndaj këtyre mungesave duhet të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në mënyrë ekipore”, ka deklaruar Bernard Challandes.

Kosovë – Suedi, luhet nga ora 20:45 të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.