Boks: Shpëtim Bojku në finale të Kampionatit Ballkanik

Boksieri kosovar Shpëtim Bojku është kualifikuar në finale të Kampionatit Ballkanik që po mbahet në Zagreb të Kroacisë nga 5 deri më 10 maj.

Në gjysmëfinale Shpëtim Bojku mposhti boksierin nga Sllovenia, Veber Nik Nikolov në kategorinë deri në 64 kilogram.

“Besart Pireva që nga raundi i parë luftoi si luan. U zhvillua një luftë e fortë mes dy boksierëve, u shkëmbyen shumë goditje nga dy boksierët dhe ishte luftë e barabartë, por në fund gjyqtarët fitues shpallën boksierin nga Serbia”, ka shkruar Federata e Boksit e Kosovës.

Besart Pireva e ka siguruar medaljen e bronztë bashkë me Patriot Behramin.

Kosova në finale do të ketë dy përfaqësues. Në finale do të jenë Bashkim Bajoku në kategorinë deri në 52 kg, dhe Shpëtim Bajoku në kategorinë deri në 64 kg.