Foto: Rubin Krasniqi, Facebook

VIDEO - Haxhi Krasniqi do të ngjitet në arenën e boksit në “Fadil Vokrri” për meqin e radhës

Dita e shtunë e 5 gushtit do të jetë meqi i radhës për boksierin shqiptar me nënshtetësi gjermane, Rubin Haxhi Krasniqi.

Por, arena ku do të ndeshet Krasniqi nuk do të jetë e zakonshme.

Ai do të vijë në Prishtinë, në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” për të zhvilluar meqin e tij të radhës.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rubin Krasniqi i ftoi gjithë shqiptarët që të mbështesin në arenën e stadiumit të Prishtinës.

“Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”” – tha ai.

“Në mes të stadiumit, me shumë dashuri, unë, biri yt Kosovë” – thuhet tutje në reagimin e tij.