Ibrakoviq: Mungesat ndikuan në disfatën nga Llapi

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq ka thënë se mungesat e mëdha ndikuan në humbjen e tyre ndaj Llapit.

Ai ka paralajmëruar ndryshime në skuadër në afatin kalimtar të verës.

“Ishim me hendikep pasi kemi luajtur pa katër apo pesë lojtarë. Arritëm që ta kthejmë rezultatin, por sido që të jetë, mungesat e kanë bërë të veten. Ky grup i lojtarëve duket qartë se është i lodhur pasi prej ndeshjeve të Evropës nuk kanë pasur shumë pushim. Në stinorin pranveror do të mundohemi që të rifreskohemi. Në stinorin vjeshtor do të kthehemi më ndryshe”, ka thënë pas ndeshjes trajneri boshnjak, Ibrakoviq.

Prishtina u mposht nga Llapi me rezultat 3-2.