Basketboll: Ylli mposht Prishtinën
KB Ylli ka mposhtur Prishtinën me rezultat 78-73, në kuadër të xhiros së 11-të në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë i takoi Prishtinës të cilën e fitoi me rezultat 12-17.
Vendasit u këndellën në çerekun e dytë duke fituar me rezultat të ngushtë 20-18, për të shkuar në pushim me shifrat 32-35, për suharekasit.
10 minutëshi i tretë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 22-19, kurse rezultati në semafor pas 30 minutave ishte i barabartë 54-54.
Çereku i katërt i takoi vendasve për ta siguruar fitoren e gjashtë në këtë sezon në Superligë.
Te Ylli u dalluan Cody John me 16 pikë e pesë asistime, Demetris Morant me 12 pikë e 12 kërcime, Samir Zekiqi me 13 pikë dhe Valon Bunjaku dhe Egzon Kuqi me nga 12 pikë.
Kurse te Prishtina u dalluan Fisnik Rugova dhe Edmond Azemi me 19, përkatësisht 17 pikë.
KB Ylli ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, ndërkaq Prishtina tri fitore dhe tetë humbje.