Ardit Hila: Jam shumë i lumtur për hat-trick-un tim të parë në karrierë

Gjilani ka triumfuar me rezultat 0-4, ndaj Ballkanit në kuadër të ndeshjes së mbetur në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer mesfushori nga Shqipëria, Ardit Hila duke shënuar hat-trick.

Hila pas ndeshjes ka deklaruar se është shumë i lumtur për hat-trickun e tij të parë në karrierë.

“Normalisht nga rëndësia e ndeshjes, jam shumë i lumtur dhe për hat-trick-un tim të parë në karrierë, por edhe për skuadrën që morëm një rezultat shumë pozitiv. Është e vërtetë se është fitorja e parë në Suharekë, pasi dje trajneri na tregoi se këtu skuadrat nuk kanë fituar moti. Ishim të përgatitur për të luajtur mirë dhe ja dolëm”, ka deklaruar Ardit Hila.

Mesfushori i Gjilanit ka thënë se do ta marrë topin në shtëpi pas hat-trickut të tij nëse ia japin Ballkani.

“Si në çdo skuadër kur ka ndryshim trajnerësh ndryshon edhe atmosfera në ekip, besoj se do e marri topin e ndeshjes nëse ma japin. ” – përfundoi futbollisti.

Sokoli: Nuk e kam menduar këtë fitore të thellë