Sokoli: Nuk e kam menduar këtë fitore të thellë

Gjilani e ka deklasuar Ballkanin duke e mposhtur me rezultat të thellë 0-4, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligë.

Pas ndeshjes, trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë  se fitorja e sotme është rezultat i mirë i cili i jep shpresa për ta kërkuar kreun e tabelës.

“Rastësisht ndodhë që unë të fitoja edhe takimin e fundit ndaj Ballkanit e edhe këtë pas gati dy vitesh, është rezultat i mirë që jep shpresa që ne të kërkojmë të jemi sa më lartë në krye të tabelës. Marrëveshja ka qenë të japim të gjithë maksimumin, udhëheqësia të kryej punën e vetë, trajnerët punën e vetë e edhe futbollistët punën e vetë”, ka thënë Bylbyl Sokoli, i cili e ka marrë drejtimin e Gjilanit para një jave.

Sokoli ka thënë ses kërkon përgjegjësi nga lojtarët e tij në lojëra të tilla.

“Jam optimist që do të marrim rezultate shumë të mira, dhe ndoshta mund të dalim edhe në Evropë. Unë kërkojë punë, disiplinë, rend dhe asgjë më tepër. Kam kërkuar që të luhet me përgjegjësi dhe këtë jashtëzakonisht mirë e kanë bërë djelmoshat. Asnjëherë se kam menduar që mund të fitojmë me këtë diferencë kundër Ballkanit”

Pas kësaj fitoreje Gjilani mbetet në vendin e katërt me 29 pikë.

Gjilani i jep leksion Ballkanit në Suharekë, shkëlqen Ardit Hila